Mos e hidhni prezervativin menjëherë pas aktit intim, ja çfarë i ndodhi një të riu

Një burrë u shokua nga veprimi i të dashurës menjëherë pas kryerjes së aktit seksual.

Fun

11/02/2019 20:19

Personi anonim thoshte në një postim në Reddit se ishte futur në banjo pas marrëdhënies seksuale me të dashurën e tij, por u trondit kur u kthye në dhomën e gjumit, transmeton lajmi.net.

Në postim, personi me nacionalitet amerikan, i cili është në të 20-at, thotë se nisi të bërtasë kur e pa veprimin e vajzës, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Ai kapi të dashurën e tij “duke vjedhur spermën” nga prezervativi i përdorur.

“U ktheva në dhomën e gjumit dhe e gjeta duke derdhur përmbajtjen e kondomit të përdorur brenda vaginës së saj”, deklaroi personi anonim.

Ai gjithashtu tregoi që e dashura e tij nuk po përdorte kontraceptivë, kështu që konkludoi se po provonte të ngelej shtatzënë. /Lajmi.net/