Mos e fajësoni Messin

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka theksuar se do të jetë e padrejtë të fajësohet ylli i Barcelonës, Lionel Messi nëse skuadra nuk e fiton Kampionatin botëror 2014. 26-vjeçari është ballafaquar me kritika për dështimin e inspirimit të Kombëtares drejt një triumfi ndërkombëtar, për dallim nga suksesi i jashtëzakonshëm me gjigantin katalan. Mirëpo, Maradona ka…

Sport

03/01/2014 10:55

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka theksuar se do të jetë e padrejtë të fajësohet ylli i Barcelonës, Lionel Messi nëse skuadra nuk e fiton Kampionatin botëror 2014.

26-vjeçari është ballafaquar me kritika për dështimin e inspirimit të Kombëtares drejt një triumfi ndërkombëtar, për dallim nga suksesi i jashtëzakonshëm me gjigantin katalan.

Mirëpo, Maradona ka insistuar se Messi nuk mund të konsiderohet si i përgjegjshëm për rezultatet e Argjentinës dhe është i bindur se ylli i Barcelonës do të paraqitet mirë në Brazil gjatë verës.

“E vetmja gjë që mund të them nëse nuk e fitojmë Kampionatin botëror është se nuk duhet të fajësohet Messi”, deklaroi Maradona për një televizion argjentinas.

“Jam i bindur se Leo do të luajë mirë gjatë garës”, u shpreh ai. Argjentina fitoi Kampionatin botëror për herë të fundit më 1986 kur Maradona si kapiten e udhëhoqi ekipin drejt fitores 3:2 në finale kundër Gjermanisë Perëndimore.