Mos dilni jashtë të papërgatitur, ky është moti për sot

Mot me shi dhe me vranësia do të na përcjellë gjatë ditës së sotme.

Lajme

26/05/2017 08:38

Sot do të kemi një ditë me vranësira të cilat hove-hove mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin në mes 9 e 16 gradë celsius.

Nesër, në ditën e parë të fundjavës, pritet që vranësirat gradualisht të tërhiqen, kështu, pritet të kemi mot pjesërisht të vranët. Temperaturat, po ashtu, do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes 10 e 19 gradë celsius.

E sa i përket javë së ardhshme, sinoptikanët parashohin mot kryesisht të kthjellët me ngritje graduale të temperaturave. /Lajmi.net/