Mos dilni jashtë, ndotja e ajrit alarmante

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë alarmante.

Lajme

17/01/2019 18:32

Ndotja e ajrit në Prishtinë sonte është tejet e rrezikshme, shkruan lajmi.net.

Në matjen e fundit që është regjistruar nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit është shumë e rrezikshme.

Në ora 17:00 kur është regjistruar matja e fundit, shkalla e ndotjes së ajrit ka qenë 351 PPM, shkruan lajmi.net.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë mjaft e rrezikshme.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane, kjo shkallë e ndotjes është e rrezikshme për të gjithë dhe preferohet që të mos ekspozoheni në natyrë. /Lajmi.net/