Mos dëgjoni muzikë me zë të lartë, paralajmëron OBSH

Rreth gjysma e adoleshentëve dhe të rriturve të rinj në të gjithë botën i ekspozohen niveleve të pasigurta të zërit në kufjet e tyre.

Lifestyle

02/03/2015 21:34

Rreth 1.1 miliardë njerëz të rinj dëgjojnë muzikë me volum të lartë, që mund të vë në rrezik dëgjimin e tyre dhe mund të ketë efekte negative, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pothuajse gjysma e të rinjve të rritur dhe adoleshentëve i ekspozohen niveleve të pasigurta të zërit në kufjet e tyre, përderisa 50% e vendosim dëgjimin e tyre në rrezik në klube, kafeteri dhe ngjarje të tjera ku muzika është me zë të lartë, transmeton Lajmi.net.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e bëri një studim, ky i shtyu disa të rinj që të dëgjojnë muzikë në kufjet e tyre me zë të lartë për më shumë se një orë në ditë.

Klubet e natës zakonisht lëshojnë muzikë në 100 decibelë, që është ekuivalent me dëgjimin e zhurmës së një shpuesi të tokës në një distancë të shkurtër për 15 minuta.

Humbja e dëgjimit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin mental dhe fizik, dhe për të rinjtë kjo është më e rrezikshme, transmeton Lajmi.net.

Të rinjtë duhet të kenë kujdes kur dëgjojnë muzikë, që të mos dëgjojnë me zë shumë të lartë pasi që mund ta dëmtojnë dëgjimin e tyre. Nëse njëherë humbet dëgjimi, ai nuk kthehet më.