Mos blini dhe mos vendosni njehsorë, ua jep KEDS-i secilit falas!

KEDS njofton se të gjithë konsumatorëve të vet pa dallim u shpërndanë njehsorët elektrikë falas me rastin e lidhjeve të reja. Asnjë konsumator nuk ka nevojë ta blejë atë, as ta montojë atë.

Lajme

25/04/2018 15:10

Instalimi i njehsorëve bëhet nga ekipet e specializuara të KEDS-it. Prandaj, KEDS apelon që t’i shmangni individët joprofesional dhe pa specializime përkatëse në vendosjen e tyre.

“Me Ligjin për Furnizim me Energji Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në këtë rast KEDS, është pronar dhe përgjegjës i aseteve deri tek pika përfundimtare matëse”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Prandaj, që të mos krijohen shpenzime të dyfishta, të gjithë konsumatorët që e kanë përfunduar ndonjë objekt banimi, apo kanë filluar ndonjë aktivitet apo biznes, ku nevojitet lidhje e re, përveç atyre që kanë fuqi instaluese mbi 15 kW, të bëjnë kërkesë në KEDS për orë.”

Kompania në kohën më të shkurtër të mundshme do t’i pajisë ata me njehsorë, të cilët janë pajtim të plotë me Ligjet e Shteti i Kosovës dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

KEDS në vazhdimësi ka bërë ngritjen e cilësisë së shërbimeve përmes investimeve të vazhdueshme në rrjet që nga nisja e operimeve, pesë vjet më parë.

Nga këto shërbime kanë përfituar direkt dhjetëra mijë konsumatorë anekënd vendit. KEDS është duke i vazhduar investimet, madje edhe më fuqishëm, në mënyrë që rrjeti të ofrojë shërbime sa më kualitative dhe sa më të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.