Mos bëni panik

David Moyes ka insistuar se nuk është nën presion të blejë gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht rezultateve dëshpëruese të ekipit deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë. Humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi nga Everton dhe Newcastle kanë shtuar presionin ndaj menaxherit të ri të Manchester Unitedit, pasi kampioni në fuqi gjendet në pozitën…

Sport

09/12/2013 17:00

David Moyes ka insistuar se nuk është nën presion të blejë gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht rezultateve dëshpëruese të ekipit deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi nga Everton dhe Newcastle kanë shtuar presionin ndaj menaxherit të ri të Manchester Unitedit, pasi kampioni në fuqi gjendet në pozitën e nëntë.

Mirëpo, edhe pse i ka përcjellë futbollistët e tij duke dështuar të arrijnë fitore në katër ndeshjet e fundit në Premierligë, Moyes nuk ngutet për të bërë blerje të panikut në Vitin e Ri.

“Në çdo afat kalimtar ju nuk dëshironi të sillni një grup të ri të futbollistëve, andaj nuk mendoj se është koha dhe nevoja për këtë. Afati i kaluar ishte shumë i vështirë andaj një tjetër hapet në janar dhe nëse mendojmë se dikush është i nevojshëm do të mundohemi ta sjellim”, deklaroi Moyes.

“Nëse jo, do ta kërkojmë sërish gjatë verës. Gjithmonë kërkojmë futbollistët më të mirë dhe kjo nuk ndryshon. Nuk ndihem nën presion për të blerë në janar”, u shpreh ai.