Mos i bëni këto gabime pas ndarjes nga i dashuri

Kur ndahemi nga personi i zemrës që kemi kaluar një pjesë të madhe të kohës më të, pa dyshim që është ndjenja më e keqe.

Lifestyle

24/03/2016 15:00

Kapërcimi i ndjesive të lëndimit apo edhe nervozizmit për një ndarje nuk është kurrë i lehtë, por ka disa gabime që nuk ju lejojnë të ecni përpara në jetën tuaj.

Në vazhdim do të lexoni këshillat për veprimet që nuk duhet t’i kryeni kurrë gjatë ndarjes me dikë.

Të qëndroni miq

Kur jeni duke vajtuar fundin e një marrëdhënieje dhe duke rregulluar jetën tuaj që të mos keni lidhje me atë person, duhet të siguroheni që të krijoni largësi.

Nëse ruani afërsinë në përpjekje për të krijuar një miqësi, thjesht sa po kërkoni t’i shtoni dramë jetës suaj. Është njëlloj sikur të lëndoni një plagë që sapo ka filluar të shërohet. Dhe kur mërzia t’ju kthehet në zemërim, ka gjasa që të lëndoheni, për këtë arsye bëni ca kohë pushim nga ish-partneri.

Ndjekja në medien sociale

Mos e bëni këtë gabim! Një vizitë e shpejtë në medien sociale të ish-njeriut tuaj të zemrës mund t’jua kthejë një ditë të mirë në një ditë të zezë. Kjo, sepse kushdo dëshiron të duket se po kalon sa më bukur në aktivitetet që kryen dhe mund t’ju shtohet xhelozia.

Ndjekja në medien sociale është një torturë e vetes dhe do të shikoni se ju bën mirë të mos e keni ishin tuaj në imazhin e përditshëm.

Të dërgoni mesazhe natën vonë

Kur t’ju godasin ato netët vonë pa gjumë, kur të jeni të lënduar dhe të mendoni gjëra nga më të ndryshmet se si duhet t’i kishit artikuluar mendimet tuaja, mos e merrni celularin për të shprehur atë që ju shkon në mendje. Nuk ka rëndësi nëse doni t’i kërkoni falje, t’i thoni se e doni apo t’i bërtisni, kjo nuk është një ide e mirë dhe përfshihet në listën e gabimeve që duhen shmangur.

Ta kufizoni veten

Mos jini shumë të ashpër me veten duke kufizuar çdo kënaqësi të vogël, për më tepër në këtë rast special kur keni kaluar një ndarje të dhembshme dhe doni t’i bëni qejfin vetes. Telefonojuni disa miqve dhe shfrenohuni për një çast të vetëm që të largoni mendjen.

Të izoloheni

Koha është diçka e shenjtë, të cilën nuk duhet ta humbisni. Përdoreni atë sa më mirë, edhe nëse një ndarje ju ka thyer shpresat për të ardhmen. Mos krijoni një mur rreth vetes, pasi do t’ju duhet më shumë kohë për të kapërcyer një dashuri të dështuar. Përmbajuni rutinës suaj të përditshme dhe gjeni gjëra të tjera që mund t’ju ndihmojnë të shpërqendroheni nga mërzia e çastit. Jeta ka plot të papritura, të cilat duhet t’i zbuloni dhe t’i shijoni.

Fiksimi

Pavarësisht se sa shumë mund ta doni një person, respektoni kufijtë e tij personal. Nëse personi me të cilin jeni ndarë nuk dëshiron t’ju shikojë apo të takohet më me ju, merrni masat të ruani distancën si fizike dhe emocionale, shkruan Shqip. Fiksimi vetëm sa dëmton vlerësimin tuaj për veten dhe ju bën të ngjani keq në sy të të tjerëve.

Përjetimi i madh

Ashtu si mungesa e respektit për veten edhe përjetimi shumë i madh i tronditjes nga ndarja mund t’ju bëjë të kërkoni me patjetër vëmendje. Megjithatë mblidheni veten dhe mos lejoni që zemra t’ju largojë logjikën. Bëni terapi mendore me veten që të jeni sa më të arsyeshëm në ato që bëni dhe flisni. Ju mund të vazhdoni përpara dhe të njihni një person tjetër që mund të jetë shumë më i mirë për juve.

Thashethemet

Sado tunduese mund t’ju duket të përflitni sekretet e së shkuarës së lidhjes suaj me miqtë dhe njerëzit që ju njohin të dyve, nuk është aspak mirë që ta bëni këtë pas ndarjes. Jo vetëm që në një moment të caktuar do të pendoheni, por gjithashtu ulni vlerat tuaja në sytë e personit tjetër dhe tregoheni jo respektues për çastet tuaja të shenjta. Përpiquni të përmbaheni dhe të jeni sa më seriozë.