Mornar turpëron Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina pësoi disfatë të thellë në kryeqytet duke u mposhtur nga Mornar me rezultat 91:104 për humbjen e dytë këtë edicion në Balkan League.

Sport

16/12/2014 19:06

Sigal Prishtina u deklasua në kryeqytet nga Mornar. Mysafirët fituan me rezultat të thellë 91:104 duke ia shkaktuar bardhekaltërve humbjen e dytë pas gjashtë ndeshjeve të edicionit të sivjetmë në Balkan League.

Prishtina dëshpëroi me lojë, sidomos në çerekun e tretë të ndeshjes ku shënoi vetëm 16 pikë përkundër 29 të kundërshtarit dhe nuk arriti që të rikthehet nga disavantazhi i thellë.

Dardan Berisha ishte realizatori më i mirë me 31 pikë, kurse Edin Bavcic shtoi 18, Jordan Hulls kontribuoi me 17, ndërsa Blerim Mazreku shtoi 11 pikë, në mesin e basketbollistëve me pikë dyshifrore te vendasit.

Kurse, tek Mornar basketbollisti më i dalluar ishte Nikola Korac me 29 pikë.