Morina: Haradinaj s’ka ide për dalje nga kriza

Publicisti Bajrush Morina ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, se takimi i sotëm i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me liderët e koalicionit qeverisës te Presidentja, ishte vetëm sa për një fotografi më shumë dhe nuk rezultoi me asgjë.

Lajme

08/02/2016 18:34

 

Morina tha se Haradinaj nuk ka ide e as kontribut për dalje nga kriza.

“Kemi ardhur në një situatë ku edhe takimi i sotëm ka rezultuar pa marrëveshje. Haradinaj mori pjesë në këtë takim por duket se tentoi që të bëjë një fotografi më shumë në presidencë, për shkak se nuk dha asnjë ide apo kontribut në tejkalimin e kësaj krize. Haradinaj nuk solli asgjë të veçantë e as risi”, tha Morina.