Morina do t’a mbrojë titullin në versionin WKU (VIDEO)

Kikboksieri, Dardan Morina, do ta mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin WKU, kategoria deri në 76 kilogramë, kundër belgut Cedric de Keirsmaeker.

Sport

19/09/2015 19:10

Morina aktualisht është kampion bote në këtë kategori ndërsa Keirsmaerker është i dyti në ranglistë.

kikboksieri është me prejardhje nga Kosova, por jeton dhe e zhvillon aktivitetin e tij në Ingolstadt të Gjermanisë.

Morina titullin në këtë kategori e kishte mbrojtur edhe më 13 mars të këtij viti duke e mposhtur sllovakun, Michal Halada.

Në total kikboksieri ka qenë pesë herë kampion bote.

YouTube player
YouTube player