Mori pjesë në Festivalin e Filmit në Zvicër, ‘Orhani’ thotë disa fjalë

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu i njohur si Bufi tash e disa ditë po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Cyrih ku ka prezantuar para publikut zviceran filmin "Nëntori i Ftohtë".

ShowBiz

04/10/2018 22:39

Gjatë qëndrimit atje ai ka sjell imazhe dhe video të llojllojshme e shpesh edhe gafat që ka bërë, shkruan lajmi net.

Ndërkaq në postimin e fundit të publikuar në Instagram, Spahiu falënderon festivalin për energjinë pozitive që i dha.

‘Faleminderit Festivalit të Filmit në Zvicër për mikëpritjen e madhe dhe energjinë pozitive! Falemnderit shume audinces qe erdhi ne numer kaq te madh… per te gjith ju qe nuk keni pas mundesi me pa, filmi eshte ne festival te premten dhe te dielen. ?”, shkruan ai.

Fatmiri shquhet për rolin unik që luajti në serialin vendor “Kafeneja jonë” ku bëri një publik të tërë për vete. /Lajmi.net/