Mori 1 miliard me “New Rules”, Dua Lipa befasohet nga YouTube

Viti 2017 mund të quhet si viti i sukseseve për këngëtaren Dua Lipa.

ShowBiz

19/02/2018 14:28

Projekti “New Rules” i solli asaj suksese të panumërta dhe tashmë ka arritur shifrën prej 1 miliard klikimesh në kanalin “YouTube”, shkruan lajmi.net.

Derisa gjendej rrugëve të Londrës, Dua Lipa është befasuar derisa ka parë në ekranët gjigant urimin për arritjen e saj.

“Një miliard shikime, po i numërojmë. Urime, Dua Lipa”, ishte mbishkrimi në urimin e kanalit YouTube.

Ndërsa, këngëtarja u emocioua shumë pasi pa atë dhe publikoi një foto me të cilën shkroi “Befasia më e çmendur! Duke shkuar në prova për ‘Brit Awards’, e pash këtë… në të katër anët”. /Lajmi.net/

YouTube player