Moreno i Liverpoolit

Mbrojtësi i majtë i Sevillas, Alberto Moreno do t’i bashkohet Liverpoolit. Klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e 22-vjeçarit në Anfield, për 12 milionë funte.

Sport

12/08/2014 21:21

Liverpool ka arritur marrëveshje me Sevillan me vlerë prej 12 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të majtë, Alberto Moreno.

22-vjeçari, reprezentuesi i Spanjës nuk do të luajë sonte në ndeshjen e Superkupës së Evropës dhe pritet të jetë në Merseyside për testet mjekësore, brenda kësaj jave, ka njoftuar “BBC Sport”.

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Ian Ayre, ka kaluar ditën në Cardiff duke finalizuar marrëveshjen dhe do të jetë mysafir sonte në duelin mes Sevillas dhe Real Madridit.

Menaxheri i Reds, Brendan Rodgers më herët gjatë ditës së sotme pranoi se pret përforcime të reja në skuadër dhe Moreno do të jetë një futbollist mjaft i dobishëm për sezonin e ri.