Moreno i Liverpoolit (Foto)

Alberto Moreno është fotografuar për herë të parë me një shall të Liverpoolit derisa përgatitet të kompletojë transferimin nga Sevilla. 

Sport

14/08/2014 14:36

Alberto Moreno është fotografuar për herë të parë në ngjyrat e Liverpoolit para zyrtarizmit të transferimit nga Sevilla.

Mbrojtësi i majtë erdhi në qendrën stërvitore në Melwood për t’ju nënshtruar testeve mjekësore para transferimit me vlerë prej 12 milionë funte dhe është parë duke u fotografuar me një shall të Reds.

Moreno nuk luajti në humbjen e Sevillas nga Real Madrid në Superkupën e Evropës pasi fituesi i Europa League pranoi ofertën e Liverpoolit.

Moreno i ka dhënë lamtumirën klubit dhe tifozëve në Cardiff City Stadium të martën mbrëma.