Morena Taraku pajtohet me Sashën? Miliarderi nga Teherani dëgjon këngën e saj

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku ka qenë fokus i mediave gjatë kësaj kohe.

ShowBiz

04/08/2018 20:23

Muaj më parë i është zbuluar lidhja me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani e që po vazhdon të komentohet ende nga mediat, shkruan lajmi net.

Dyshja u panë së bashku teksa po kalonin çaste të lumtura në Turqi, madje ata bënë tatuazh emrin e njëri-tjetrit.

Nuk shkoi edhe aq gjatë kur marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar apo u larguan për të mos rënë në syrin e mediave.

Sido që të jetë, Morena tani është në Kosovë duke zhvilluar aktivitetet e saj e që Sasha aktualisht ndodhet në Turqi. Në një video të fundit të publikuar nga Sobhani, shfaqet në një hotel ku në prapavijë dëgjohet kënga e Morenës.

A janë pajtuar çifti? Do të zbulohet në vazhdim. /Lajmi.net/

YouTube player