Morena Taraku Lule Teksti i Këngës

Teksti i këngës 'Lule' nga Morena Taraku

Lajme

09/01/2016 20:37

-I-
Bota ime e lumtur u përmbyt, ti i mbylle sytë,
O nënë, askush nuk më pa mua në lot
Unë desha t’jem e fortë, ho nënë
Babit në krahëror ti ia le vajzën
Shkove, zbukurove edhe parajsën, lule

Refreni:
Në shi, në borë, në diell, në mua ti jeton
Ngjyrat e ylberit n’qiell, për mu i vizaton
Sa herë që jam mërzitë, e mu ngrys fytyra
Ti, për mu u bëre dritë, lule me shumë ngjyra

-II-
Babi nuk më len unë të dëshprohem
Gjithmonë më rri pranë, o nënë
Babi nuk më len unë të rrëzohem,
Për dore ai më mban, o nënë
Ti më vjen në ëndërr dhe më flet
Unë e di se në parajsë më pret, lule

YouTube player