Morena Taraku gatuan pite!

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku është një nga femrat më të përfolura në showbizin shqiptar.

ShowBiz

18/09/2018 16:29

Ndonëse më shumë komentohet për pamjen dhe jetën private, Taraku kësaj radhe shquhet për diçka që mbase asnjëherë nuk iu ka shkuar në mendje, shkruan lajmi net.

Në foton e fundit të postuar në Instagram, ajo bën të ditur se është edhe një kuzhiniere tejet e zonja e cila siç shihet ka përgatitur ushqimin e njohur tradicional tek shqiptarët, piten.

Edhe pse është fokus i mediave rozë pothuajse gjithnjë, modelja 25 vjeçare ka befasuar fansat kësaj radhe.

Ndryshe, Morena është duke bërë një jetë në mes Kosovës dhe Turqisë, ku atje është duke punuar në një projekt filmik. Sa i përket muzikës, “Femnat”, mbetet bashkëpunimi i fundit i saj me DJ Dagz dhe DJ Pm. /Lajmi.net/

YouTube player