Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu publikojnë këngën “Dashni”

Ka kohë që kanë paralajmëruar një bashkëpunim.

ShowBiz

23/12/2018 12:30

Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu sapo kanë publikuar duetin “Dashni”, shkruan lajmi.net.

Projektit të tyre, të dy artistët ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, ndërsa kënga vjen plot ritëm dhe ka për temë dashurinë.

Për tekstin e këngës është përkujdesur TIM, ndërsa videoklipi është punuar nga “MaxProductional”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu, me titull “Dashni”. /Lajmi.net/

YouTube player