Morena publikon pjesë nga videoklipi i ri

Tash e sa kohë Morena Taraku është në përgatitje të klipit të ri.

ShowBiz

21/05/2018 16:17

Siç duket ajo është në përfundim të projektit “Femnat” që do të sjellë në bashkpunim me Dj Dagz dhe Dj Pm, shkruan lajmi net

Kënga është ritmike, klipin e së cilës e ka realizuar në Turqi ku nga atje vjen me pamje mjaft interesante.

Së fundmi, përmes një postimi ka bërë të ditur se kënga është në përfundim dhe që pritet të lansohet me 30 maj.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e projektit”, ka shkruar ajo.

Kënga e fundit që ka lansuar Taraku është “Shlif”, e cila numëron mbi një milion klikime. /Lajmi.net/