Morena në studion e Flori Mumajesit!

Modelja e këngëtarja Morena Taraku ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re. E duket se këtë këngë Morena po e punon në studion e Threedots të udhëhequr nga Flori Mumajesi

ShowBiz

27/02/2015 13:30

Është e njohur për bukurinë e saj, e përfaqësimin e vendit tonë në kompeticione bukurie, por së fundmi Morena Taraku i është përveshur punës që në treg të njihet edhe si këngëtare.

Ajo ka kohë që ka treguar se po përgatit një këngë të re. Ndërsa së fundmi ka publikuar një foto ku shihet në studion e Flori Mumajesit, Threedots.

Ndërkaq duke u bazuar në këngët paraprake të Florit, mund të themi që ai ka shumë hitet, mbetet të pritet a do të jetë hit edhe kënga e Morenës.  Lajmi.net