Morën ndihmat sociale, dhe me ato para shkuan t’i bashkohen ISIS-it

Së paku 32 shtetas të Danimarkës kanë marrë rreth 57 mijë dollarë si shpërblim se janë të papunë dhe ato para i kanë shfrytëzuar që t’i bashkohen Shtetit Islamik.

Bota

19/05/2015 15:39

Të dhënat e ministrisë së punës së Danimarkës tregojnë se grupe të meshkujve që kanë mbetur pa punë i kanë shfrytëzuar këto fonde për të shkuara në Siri.

“Agjencia e punës ka marrë informata në lidhje me 32 persona që kanë udhëtuar nga vendi për të marrë pjesë në konfliktin e armatosur në periudhën kur kanë marrë ndihma sociale”, thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Ndihma këtyre njerëzve u është paguar në dy mënyra, në të gatshme dhe pagesa ditore.