“More than a song”, publikohet dhurata e radhës nga Albani dhe Miriami

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë shumë të dashur për publikun.

ShowBiz

25/12/2017 13:03

Që të dy janë shumë aktiv së fundi me projekte muzikore, madje ata kanë publikuar edhe një këngë me titull “Dhurata” e që ishte dedikim për vajzën e tyre, Amelia, shkruan lajmi.net.

Pas këtij projekti, çifti kanë vendosur të mos ndalen dhe tashmë kanë publikuar projektin e radhës suprizë e që është kënga “Dhuratë” në versionin anglisht me titull “More than a song”.

Në paralajmërimin e këngës që Albani e kishte bërë mbrëmë, kishte zbuluar disa vargje të projektit si dhe kishte thënë që është diçka më shumë se këngë.

Ndiqeni më poshtë këngën më të re nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani me titull “More than a song”. /Lajmi.net/

YouTube player