Moratti zbulon trajnerin e ri të Interit (FOTO)

Massimo Moratti ka mbështetur Luciano Spallettin për trajner të Interit.

Sport

23/05/2017 15:07

“Spalleti është një njeri inteligjent, ka krijuar përvojë e ka fituar edhe jashtë vendit. Bëri më të mirën edhe në krye të Romës.

Për mua, ai do të ishte një trajner i mirë edhe për Interin”, këto janë fjalët e para të ish-presidentit të Interit Massimo Moratti për afrimin e Spalletit në krye të zikaltërve.

” Me cilësitë e tij dhe një menaxhim më të mirë të klubit mund të shpresojmë te rivalizteti me Juven në sezonin e ardhshëm. Ashtu siç ka bërë Roma dhe Napoli këtë edicion. Totti? Për mua është një futbollist i veçantë, një kampion. Vështirë të besohet se kjo mund të jetë loja e tij e fundit”, ka thënë Moratti për “Rai Sport”.