Moratti: Ky është trajneri i duhur për Italinë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Carlo Ancelotti, do të ishte perfekt për trajner të Italisë.

Sport

17/11/2017 21:41

Italia është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Gianpiero Ventuas.

‘Azurët’ dështuan të sigurojnë Kampionatin Botëror, për herë të parë pas 60 viteve.

“Pas eliminimit të turpshëm në fazën play-off nga Suedia me rezultat të përgjithshëm, emri i Ancelottit vazhdon të jetë më i lakuari. Ancelotti pa asnjë dyshim është perfekt që të jetë trajneri i Kombëtares. Nuk mendoj në këtë situatë të ketë emër më perfekt” deklaruar Moratti./Lajmi.net/