Moratti: E dua këtë trajner te Inter

Massio Morati ka zbuluar në njëfarë mënyre trajnerin e ri te Inter.

Merkato

19/12/2018 09:50

Ish-presidenti i enterit, Massimo Moratti ka pranuar se do të dëshironte që Jose Mourinho të kthehej në Inter.

Trajneri portugez e fitoi tripletën me nerazurët në vitin 2010, ndërsa u shkarkua nga Manchester United të martën.

“Shpresa për Vitin e Ri është qe ne të bëjmë më mirë, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pa nënvlerësuar dy mundësitë që ne jemi ende në të”, tha ai përpara darkës së Krishtlindjeve të klubit, përcjell “lajmi.net”.

“Icardi është vendimtar dhe ne nuk mund ta humbim atë. Përvoja e Marottës mund të ndihmojë Zhang. Ai do të ofrojë mbështetje të rëndësishme.

“A do të më pëlqente Mourinho përsëri në Inter? Po, unë e dua shumë. Sidoqoftë, do t’i japim kohë Spallettit për të provuar vlerën e tij.

“Simeone? Unë e dua shumë, por Mou është i veçantë. “, ka shtuar më tej Moratti. /Lajmi.net/