Moratas nuk i intereson Reali

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka insistuar se nuk është i interesuar për rikthim në Real Madrid në verën e vitit 2016.

Sport

10/04/2015 10:31

Alvaro Morata është adaptuar aq mirë në Juventus sa që nuk mendon fare për opsionin e rikthimit në Real Madrid në verën e vitit 2016.

Los Blancos e shitën sulmuesin tek Bianconerët në verën e vitit të kaluar, por kanë mundësinë e rikthimit të tij më 2016.

Megjithatë, Morata ka vendosur se ku dëshiron të luajë në të ardhmen.

“Juventus është një familje e kampionëve”, deklaroi ai gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.

“Real Madrid nuk më intereson”, shtoi ai.