Morata “voton” Ronaldon

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata thotë se askush nuk e meriton Topin e Artë më tepër se ish bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sport

09/12/2014 10:08

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka mbështetur ish bashkëlojtarin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo për të fituar Topin e Artë.

Morata iu bashkua Bianconerëve në marrëveshje me vlerë prej 20 milionë euro në korrik, derisa Los Blancos e kanë mundësinë e rikthimit të tij pas dy vitesh.

Por, as largimi nga Santiago Bernabeu nuk e ka zbehur mbështetjen e tij për yllin portugez.

“Casillas dhe Sergio Ramos e meritojnë po ashtu Topin e Artë”, deklaroi Morata për “Onda Cero”.

“Por, në vitet e fundit, Cristiano ka qenë mbi të tjerët, andaj është fituesi më i merituar”, u shpreh ai.