Morata ‘turpëron’ Realin me deklaratën e parë nga Chelsea

Alvaro Morata tashmë ka injoruar ish skuadrën e tij, Real Madrid.

Sport

20/07/2017 14:18

Alvaro Morata ka thënë se “Chelsea është klubi më i mirë” ende pa e veshur fanellën e skuadrës londineze.

Sulmuesi spanjoll u largua nga Real Madrid duke arritur marrëveshje me kampionin e Premierligës.

Morata ka mbërritur në aeroportin në Londër dhe ka bërë një deklaratë të fuqishme.

“Chelsea është klubi më i mirë”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”. “Mezi pres të punoj me trajnerin Antonio Conte”, theksoi Morata. /Lajmi.net/