Morata transferohet në Premierligë

Chelsea nuk heq dorë nga Alvaro Morata.

Sport

26/03/2017 15:45

Sipas informacioneve të fundit të “As”, trajneri Antonio Conte iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e spanjollit.

Tekniku italian e do Moratan medoemos në afatin kalimtar të verës, me Chelsean që do të tentojë të shfrytëzojë faktin që sulmuesi nuk është i lumtur në “Santiago Bernabeu” për shkak të minutazhës, përcjellë “lajmi.net”.

Diego Costa mund të lëvizë drejtë Kinës në verë, andaj Morata do të ishte zëvendësuesi ideal për të. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6