Morata takohet me drejtorin sportiv të gjigantit italian

Morata pranë rikthimit te Juve.

Sport

24/05/2018 00:03

Alvaro Morata pritet të kthehet në Serie A.

“Corriere della Sera” ka raportuar se sulmuesi i Chelseat ka qëndruar sot gjatë ditës në Milano, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai është takuar me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici.

Dyshja ka ngënë darkë në “Montenapoleone Via” në qytetin e Milanos, ku e kanë diskutuar marrëveshjen.

Morata ka kontratë me Chelsean deri më 2022, por ka dështuar në sezonin e parë në Londër. /Lajmi.net/