Morata – Real Madrid, ndodh një “çmenduri”

Alvaro Morata ka nostalgji për Juventusin dhe dëshiron të largohet menjëherë nga Real Madrid.

Sport

02/07/2016 09:09

Alvaro Morata nuk do të mbetet në Real Madrid.

Sulmuesi i Spanjës u rikthye në kryeqytetin spanjoll pasi “Los Blancos” e shfrytëzuan të drejtën e blerjes së tij nga Juventus, pas periudhës dyvjeçare të aventurës në Torino.

Por, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Morata ka nostalgji për Juventusin dhe dëshiron të kthehet tek “Bianconerët”, përcjell”Lajmi.net”.

Moratas i janë mbyllur rrugët për në Real Madrid e Chelsea që kanë arritur marrëveshje me sulmues të rinj.

Kurse, ai është i vetëdijshëm se nuk do të ketë hapësirë për lojë në Real Madrid.

Andaj, opsionin më të mirë për të luajtur e sheh në Juventus.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.