Morata: Real, jo faleminderit!

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka injoruar spekulimet se do të rikthehet në Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

18/09/2015 14:48

Alvaro Morata nuk mendon të rikthehet në Real Madrid.

“Los Blancos” kanë opsionin për rikthimin e tij në Santiago Bernabeu nga vera e vitit të ardhshëm e deri më 2017, për 30 milionë euro.

Por, Morata ka insistuar se është i përqendruar tek skuadra italiane.

“Real Madrid, nuk mendoj, Juventus është skuadra ime dhe ndihem mirë këtu. Mendoj vetëm të fitoj me Juventusin, të gjithë duam vetëm të fitojmë”, deklaroi Morata për mediet italiane.

“Nuk mund të mendoj për asnjë skuadër tjetër”, shtoi sulmuesi spanjoll.