Morata po e mbyll kalimin te skuadra e re

Alvaro Morata është shumë afër largimit nga Chelsea.

Sport

20/01/2019 19:01

Alvaro Morata po largohet nga Chelseas, për tu rikthyer në Spanjë.

Sulmuesi spanjoll ishte pjesë e Real Madridit, ndërsa tani po transferohet te Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

Sipas Caden Cope, Morata ka nënshkruar kontratën me skuadrës spanjolle, ndërsa pritet që të bëhet prezantimi i tij shumë shpejtë.

Sulmuesi do të jetë i huazuar te Atletico nga Chelsea deri në fund të sezonit me të drejt blerje për 40 milionë euro. /Lajmi.net/