Morata, Pepe, James … u larguan nga Real Madrid, ndodh që nuk pritej nga askush

Futbollistët e larguar nga Real Madrid janë duke shkëlqyer te skuadrat e tyre të reja.

Sport

03/11/2017 07:10

Alvaro Morata, James Rodriguez, Pepe, Danilo e disa të tjerë futbollistë u larguan nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, pak kush e kishte pritur se secili prej tyre do të jetë yll te skuadra e re.

“AS” shkruan se Morata, James, Pepe, Danilo, Coentrao, Mariano, e të tjerë janë duke shkëlqyer me paraqitjet e tyre te skuadrat e reja, përcjell “lajmi.net”.

Kjo vetëm sa konfirmon vlerësimin nga Cristiano Ronaldo i cili u ankua se Real Madrid ka humbur kualitet me largimet nga skuadra gjatë verës. /Lajmi.net/