Morata: Nuk dua që Real Madridi ta ndjenë mungesën time

Alvaro Morata i cili po shkëlqen te Chelsea këtë sezon, ka folur për ish-skuadrën e tij Real Madridin.

Sport

05/12/2017 00:06

Pas largimit të Moratas, mbretërit janë duke e kërkuar një sulmues që shënon gola, e që e kishin në klub, por e shitën.

Shitja e spanjollit te Chelsea, po cilësohet si gabimet më të mëdha të Real Madridit, pasi klubi aktualisht po vuan për sulmues.

Morata thotë se nuk do të dëshironte që Reali ta ndjente mungesën e tij, por ai shton se dëshironte të qëndronte.

“Reali më ndjen mungesën? Do të doja që të mos ishte e vërtetë, sepse nëse më ndiejnë mungesën, do të thotë që gjërat nuk shkojnë mirë dhe këtë nuk e dua për atë klub”.

“Do të doja të kisha qëndruar gjatë në Madrid, por sezonin e kaluar pata shumë pak minuta në dispozicion dhe nuk mund të pranoja një tjetër sezon në bankë”, ka thënë Morata.

Morata deri më tani ka shënuar nëntë gola në Ligën Premier, duke rivalizuar sulmuesi si Harry Kane, Sergio Aguero dhe Mohamed Salah.