Morata në krizë, ja çfarë thotë Conte

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka komentuar krizën e sulmuesit, Alvaro Morata.

Sport

20/04/2018 09:56

Alvaro Morata është duke kaluar krizën e tij më të madhe si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi nuk realizoi as në fitoren në udhëtim te Burnley me rezultat 2:1.

Madje, Morata humbi një rast ideal për shënim, duke bërë që menaxheri Antonio Conte ta arsyetojë hidhërimin e tij në momentin e zëvendësimit, përcjell “lajmi.net”.

“Morata duket të jetë i hidhëruar sepse kur keni një rast për shënim, duhet ta shfrytëzoni”, deklaroi Conte në konferencë për media. /Lajmi.net/