Morata: Mund të bëj më shumë

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, duket se ka rifituar besimin në vete.

Sport

11/11/2018 13:00

Ai është rikthyer të gjejë golin në ndeshjet e fundit, kur shënoi edhe ndaj Southampton.

Morata shpesh herë është titullar në formacionin e Maurizio Sarrit, edhe pse në fillim e kishte të vështirë të gjente rrugën e golit.

Megjithatë, duket se tashmë spanjolli ka rigjetur formën e dikurshme.

“Mendoj se mund të tregoj më shumë” ka thënë Morata për uebsajtin zyrtar të Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Në të kaluarën nuk ishte e lehtë për mua, por tash është sezoni i ri. Mendoj se nuk është e rëndësishme nëse shënon 25 apo 30 gola, është e rëndësishme të ndihmosh skuadrën për fitore” ka thënë spanjolli.

Ai gjithashtu ka lëshuar lëvdata për trajnerin Sarri. Lojtari ka thënë se po e shijon në maksimum stilin e ri të lojës nga skuadra.  /Lajmi.net/