Morata largohet nga Reali, bëhet me super-skuadër

Alvaro Morata nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon në bankinën e rezervistëve te Real Madridit.

Sport

16/07/2017 23:53

Sulmuesi spanjoll një javë më parë ishte pranë Manchester Unitedit, por një marrëveshje me Real Madridin nuk u arrit, shkaku i kërkesës së lartë të skuadrës spanjolle, diçka që e konfirmoi edhe trajneri Jose Mourinho.

Tani shpresa e sulmuesit është transferimi në Serie A, te skuadra e Milanit.

‘Rossonerët’ këtë verë dëshmuan se kanë garanci të madhe financiare, duke sjellë një numër të madh të lojtarëve.

Se Milani është i interesuar për Moratan, e ka pranuar edhe drejtori sportiv i skuadrës, Fassone.

Morata mund të jetë transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere nga kuqezinjtë, për të cilin duhet t’i paguajnë Real Madridit 80 milionë euro./Lajmi.net/