Morata: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata thotë se kapiteni Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë.

Sport

18/09/2015 23:35

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata beson se kapiteni Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë.

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo kanë dominuar në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

Por, Morata thotë se portieri e meriton të shpallet më i miri.

“Gigi e meriton”, deklaroi Morata për “Mediaset”.

“Është mëkat që portierët duket se vetëm janë në garë për Dorëzat e Arta. Është një nder i madh për mua që luaj me të”, u shpreh ai.