Morata kushton 30 milionë euro

Real Madrid ka caktuar çmimin për Alvaro Moratan. Sulmuesi i ri mund të largohet nga Santiago Bernabeu për 30 milionë euro, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “As”.

Sport

11/06/2014 14:03

Real Madrid kërkon 30 milionë euro për Alvaro Moratan. E përditshmja sportive spanjolle “As”, ka bërë të ditur se gjiganti madrilen ka caktuar çmimin e sulmuesit të ri spanjoll.

Morata ka kërkuar të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës, dhe kjo është konfirmuar edhe nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ai nuk ka arritur të luajë në vazhdimësi për Los Blancos për shkak të konkurrencës së fortë në repartin ofanziv dhe ka vendosur të ndërrojë mjedis.

Interesimi nuk mungon, Juventus, Arsenal dhe Wolfsburg janë vënë në ndjekje të tij, mirëpo Real Madrid ka kundërshtuar mundësinë e largimit të tij në formë huazimi, por do të lejojë vetëm shitjen e tij. Dhe, çmimi nuk do të jetë aspak i lirë, plot 30 milionë euro.