Morata kthehet në Real Madrid?

Alvaro Morata ka vetëm kujtime të bukura nga karriera e tij në kryeqytetin spanjoll.

Sport

10/02/2018 11:42

Alvaro Morata nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Real Madrid.

Sulmuesi i Chelseas ka vetëm kujtime të bukura nga karriera e tij në kryeqytetin spanjoll.

“E respektoj Chelsean që ka bërë përpjekje të mëdha për transferimin tim dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Morata për “Movistar+”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, Madridi do të jetë gjithmonë Madrid për mua”, u shpreh ai. /Lajmi.net/