Morata: Juventus? Jo, dua të fitoj me këtë ekip!

Alvaro Morata ka thënë se dëshira e tij e madhe është të luajë dhe fitojë me Real Madridin.

Sport

31/05/2016 09:22

Alvaro Morata pothuajse ka konfirmuar largimin nga Juventus. Sulmuesi i kërkuar nga shumë skuadra të njohura evropiane e ka bërë të ditur dëshirën e tij të madhe.

Real Madrid pritet ta shfrytëzojë opsionin për rikthimin e tij nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, mbetet të shihet nëse ai do të mbetet në Santiago Bernabeu apo do të transferohet në Arsenal, Bayern Munich, Chelsea, Manchester United, Tottenham ose Paris Saint-Germain, klube që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Në ndërkohë, Morata ka zbuluar preferencën e tij.

“A dua të mbetem në Real Madrid? Është e qartë se kjo është dëshira ime më e madhe”, deklaroi Morata për “AS”, përcjell “Lajmi.net”.

“Dua të triumfoj me Realin, por atje ka shumë futbollistë të mëdhënj ndërsa unë kam nevojë të luaj dhe të ndihem i rëndësishëm”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.