Morata i drejtohet Real Madridit me një letër emocionuese

Alvaro Morata ka dalë me një letër drejtuar Real Madridit.

Sport

21/07/2017 21:24

Sulmuesi spanjoll sot finalizojë transferimin nga Real Madrid te Chelsea, për 80 milionë euro me bonuese.

Pas kompletimit të transferimit të kampionët e Premierligës, Morata në rrjetet sociale ka postuar një letër emocionale drejtuar skuadrës së Real Madridit.

“Sot është një ditë speciale për mua, një ditë ndryshe. Më vijnë shumë gjëra në mendje për t’i thënë, shumë ndenja e shumë kujtime ndodhen në kokën time. Sot epoka ime e dytë të Real Madridi përfundoi. Sot një kapitull të ri po nisi. Jam i sigurt që shumëkush nuk do ta kuptojë vendimin tim, të tjerë nuk do ta mbështesin. Por në fund, ky është vendimi im”, nis letra e Moratas.

Ai tutje shkruan se në Real Madrid ndodhej si në shtëpinë e tij, ndihej si në shtëpinë e tij, e shumë krenar që ka veshur atë fanellë.

Në fund nuk harron të falënderojë presidentin Florentino Perez dhe tifozët e Real Madridi./Lajmi.net/