Morata flet për herë të parë si lojtar i Chelsea, nuk harron ta “thumbojë” Realin

Alvaro Morata ka folur për herë të parë pas kalimit te Chelsea.

Sport

19/07/2017 22:40

Spanjolli për 80 milionë euro i është bashkuar Chelsea, duke u larguar për të dytën herë nga Real Madridi.

“Ishte një verë pak e çuditshme për mua. Shumë gjëra kanë ndodhur. Në fund, me vullnetin e Zotit, do të jem në një klub që më kërkonte prej vitesh, një trajner me të cilin kam folur vazhdimisht, kështu që unë jam i lumtur”, ka deklaruar Morata fillimisht.

“Më vjen keq që po e lë Real Madridin, por shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë te Chelsea”.

I pyetur për një rikthim të tretë në ‘Santiago Bernbeu’, Morata është përgjigjur:”Një rikthim i tretë, është i vështirë. Tani për tani nuk jam duke menduar për këtë gjë”./Lajmi.net/