Morata: Duhet ta bëjmë këtë gjë për ta fituar titullin

Alvaro Morata është deklaruar pas  fitores së Chelseas.

Sport

04/11/2018 20:30

Alvaro Morata ka thënë se do të jetë një garë e vështirë për titull edhe pse Chelsea ende nuk ka pësuar humbje në këtë sezon në të gjitha garat.

“Titulli i Premierligës? Nuk është e lehtë ta fitoni atë”, ka thënë spanjolli pas fitores së bluve, 3 me 1 ndaj Crystal Palaces, përcjell “lajmi.net”.

“Sipas meje, është titulli më i vështirë në botë për ta fituar.

“Ne mund të bëjmë konkurrencë dhe të luajmë fort dhe të luajmë mirë.

“Golat? Nuk ishte e lehtë për mua, mirëpo gjërat po përmirësohen”, ka përfunduar Morata. /Lajmi.net/