Morata: Dua të transferohem te ky gjigant evropian (FOTO)

Alvaro Morata është pranë transferimit në Serie A.

Sport

28/05/2017 09:53

Sipas informacioneve të fundit nga “Sky Sport”, ai iu ka treguar përfaqësuesve të tij se dëshiron të transferohet te Milani.

Përkundër të kaluarës te Juventusi, Morata pëlqen shumë projektin kuqezi e sidomos historinë e klubit nga “San Siro”, përcjellë “Lajmi.net”.

Për të mbeten të interesuara edhe dy ekipet angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Një gjë është e sigurt: Morata s’do të luajë më te Real Madridi. /Lajmi.net/

cats