Morata – Chelsea, çmimi nuk është 80 milionë euro (FOTO)

Alvaro Morata nuk ka kushtuar 80 milionë euro.

Sport

21/07/2017 11:54

Alvaro Morata nuk është transferuar nga Real Madrid te Chelsea për 80 milionë euro.

Edhe pse fillimisht raportohej se 80 milionë euro ishte çmimi që do ta paguajnë “Blues” për blerjen e tij, tani ka ndryshuar.

Këtë e kanë demantuar ato angleze, sipas të cilave, sulmuesi spanjoll i ka kushtuar “Bluve të Londrës” 65 milionë euro, plus 13 të tjera varësisht prej paraqitjeve dhe arritjeve në “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/