Morata apo Lukaku, ja cili ishte zgjedhja e parë për Conten

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka zbuluar se synimi  i tij primar për sulmin e bluve ishte Alvaro Morata.

Sport

22/07/2017 16:58

Ai ka thënë se tani sulmi i Chelseas do të jetë shumë më i fuqishëm, transmeton lajmi.net

“Sigurisht, tregu i transferimeve tani është i çmendur. Është e njejta situatë me Lukakun, dhe Lacazette te Arsenali. Ju duhet të paguani mbi 50 milionë, ose 60 milionë euro”, ka thënë trajneri italian.

“Morata, sigurisht ishte zgjedhja jonë e parë”, ka shtuar ai.

Kampioni i Premier League u ndërlidh me një transferim të mundshëm të Lukakus në Londër, por ky i fundit pa shumë zhurmë kaloi te Manchester United. /Lajmi.net/