Moore: Nuk e përgatis tekstin për Oscar, nuk dua të sjell ters

Aktorja Julianne Moore ka treguar se nuk do ta përgatisë fjalimin fitues për çmimin Oscar në rast se e fiton për aktoren më të mirë këtë vit.

ShowBiz

08/02/2015 18:14

Ajo është nominuar për çmimin prestigjioz për rolin në filmin “Still Alice” dhe duket se këtë vit nuk ka konkurrencë, por ajo nuk do që të përgatisë ndonjë fjalim për ta pranuar çmimin pasi që nuk do që t’i sjellë fat të keq.

Moore është nominuar edhe katër herë tjera dhe asnjëherë nuk ka marrë çmimin dhe tani do që t’ia lë në dorë fatit gjithçka që do të ndodhë atë natë.